logo
en mk [alb]
linkedin icon twitter icon facebook icon
 

Mirë se erdhët në ueb faqen e Pekabesko!

 

Në këtë ueb faqe ju mund të njiheni me kompaninë Pekabesko dhe me produktet dhe individët që krijojnë historinë tonë të suksesshme.

Ne kemi për qëllim të mbetemi midis kompanive më të mira të distribuimit dhe prodhimit në Republikën e Maqedonisë, që veprojnë në industrinë ushqimore.

Ne kemi për qëllim të sigurojmë vazhdimisht një nivel më të lart cilësie të shërbimeve dhe produkteve tona.

Ne kemi për qëllim të sigurojmë një ofertë bashkëkohore me shërbime dhe produkte të reja.

Ne kemi për qëllim të sigurojmë traditën e vazhdueshme të shoqërisë, më saktësisht të kujdesemi për imazhin e Pekabesko.

Nëpërmjet efikasitetit dhe leverdisë ekonomike ne çdo vit kemi për qëllim të sigurojmë fitim.

Rreth Pekabesko

Pekabesko SHA nga Shkupi është një kompani me mbi 35 vjet përvojë pune. Kompania është formuar në fitin 1979. Zanafillat e kompanisë vijnë nga Përfaqësia e ish kombinatit më të madh bujqësor PKB Beograd, e hapur në vitin 1972. Në vitin 1991 PKB Shkup u bë një nga kompanitë e para me kapital të plotë privat në Maqedoni. Veprimtaria kryesore e kompanisë është prodhimi i produkteve të mishit dhe distribuimi i ushqimeve dhe cigareve.

Në vitin 1998 kompania filloi prodhimin e produkteve të mishit me brendin Pekabesko. Sot paleta e produkteve të mishit është pasuruar me lloje të ndryshme produktesh të qëndrueshme, të tymosura dhe të ziera.

Përveç prodhimit, kompania merret edhe me distribuimin e mallrave të shumë kompanive vendase dhe të huaja, aktivitet ky që përbën veprimtarinë kryesore të Pekabesko. Mundësitë teknike, por edhe resurset njerëzore dhe kuadrot e kompanisë mundësojnë që Pekabesko të jetë një nga kompanitë më të mira të distribuimit në Maqedoni. Indikatori më i mirë i suksesit të arritur në këtë sferë është besimi i treguar nga ana e shumë kompanive të njohura rajonale dhe ndërkombëtare dhe besimi i brendeve të ndryshme. Pekabesko çdo ditë bën distribuimin për nevojat e dhjetëra kompanive vendase dhe ndërkombëtare dhe distribuimin e mbi 270 produkteve të ndryshme.

Në vitin 2012 u ndërtua qendra e re e prodhimit dhe logjistikës, që gjendet në fshatin Kadino, Ilinden. Ky objekt është ndërtuar me një kredi prej 9.5 milionë euro, e marrë nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka e Maqedonisë për mbështetjen e biznesit (BMMB), e servisuar nëpërmjet NLB Tutunska Banka, ndërsa pjesa e mbetur (3.5 milionë euro) janë mjete të investuara nga ana e kompanisë. Ky investim në shumë prej 13 milionë euro siguroi të paktën 100 vende të reja pune, ndërsa 100 vende të tjera është paraparë të hapen pas kompletimit të objektit.

Kjo qendër është ndërtuar në përputhje me të gjitha standardet evropiane dhe HACCAP që kanë të bëjnë me prodhimin e produkteve të mishit. Qendra ka kapacitet për prodhimin e 35 tonëve produkte mishi në ditë, konfekcionimin e mishit të freskët, prodhimin e pashtetave, depozitimin dhe prerjen e mishit të freskët, paketimin e peshkut të ngrirë dhe paketimin e frutave dhe perimeve të ngrira.

Qendra e prodhimit dhe logjistikës e Pekabesko shtrihet në një sipërfaqe prej 19.700 m2. Sektorit të prodhimit i takojnë 10.500 m2. Për nevojat e magazinave dhe depove janë përshtatur 5.600 m2. Për ambiente ndihmëse janë përshtatur 1.500 m2, ndërsa pjesës administrative i takojnë 2.100 m2. Pekabesko gjithashtu ka një rrjet distribuimi që e përbëjnë mbi 50 automjete dhe mbi 60 punonjës, të angazhuar vetëm në sektorin distributivo-logjistik dhe magazina me 7000 vende magazinimi, për të gjitha regjimet e rezervave. Kompania çdo ditë bën distribuimin për nevojat e dhjetëra kompanive vendase dhe ndërkombëtare dhe distribuimin e mbi 270 produkteve të ndryshme.

Zgjidhjen teknologjike për ndërtimin e objektit e përgatiti një kompani zvicerane, në mbështetje me të gjitha normativat dhe standardet evropiane për prodhimin dhe distribuimin, me qëllim që qendra të fitojë edhe numër eksporti evropian.

Lidhje të mediave